Hailey Bieber është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, çifti kanë zgjedhur emrin e vogëlushit që presin

Justin dhe Hailey Bieber bëhen prindër për herë të parë.

Përfaqësuesi i Hailey konfirmoi për PEOPLE se modelja është shtatzënë në muajin e gjashtë.

Lajmin e lumtur çifti e ka bërë të ditur me një postim të përbashkët në Instagram.

Ata ndanë një seri fotosh dhe një video ku dukej barku i rrumbullakosur i Haily.

“Ata do të jenë prindër të shkëlqyer. Justin është shumë i emocionuar për të rritur fëmijën e tij. Ata kanë një emër që mendojnë se është i përsosur. Ata gjithashtu kanë filluar të dekorojnë dhomën”, tha një burim për People, duke shtuar: “ Ata ndihen të bekuar. Ata e ndanë lajmin me familjen dhe miqtë e tyre të ngushtë që në fillim”.

Justin dhe Hailey u martuan në shtator 2018 në një gjykatë në Nju Jork, vetëm dy muaj pas fejesës së tyre.


Shtuar 10.05.2024 21:37