Gjermani, bien rastet me koronavirus, vendi merr frymë lirisht

Pas një periudhe rritje të pafrenuar, numri i infektimeve me koronavirus në Gjermani më në fund ka njohur rënie.

Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja atje ra në 155 për 100,000 banorë – që është niveli më i ulët brenda dy javësh. Hera e fundit kur kjo mesatare ishte nën 160, u regjistrua në 14 prill.

Gjermania po lufton me të gjithë forcat për të frenuar valën e tretë të sëmundjes, e në vazhdën e këtyre përpjekjeve, nga fundjava e kaluar disa pjesë të këtij vendi kanë hyrë në izolim. Duke parë përkeqësimin e situatës, kancelarja Angela Merkel vendosi të hartonte një legjislacion që i jepte qeverisë federale më shumë kompetenca, pasi disa nga 16 landet e kishin refuzuar miratimin e masave më të ashpra kundër koronavirusit.

Legjislacioni i ri parashikon policore gjatë natës në qarqet ku rastet me koronavirus kalojnë shifrën 100 për 100,000 banorë, për tre ditë me radhë. Rregullat e reja përfshijnë limite më të rrepta edhe për mitingjet private.

Në 24 orët e fundit, autoritetet gjermane thanë se kanë regjistruar 24,736 raste të reja me koronavirus – gati 5,000 më pak se një javë më parë – dhe 264 viktima.


Shtuar 29.04.2021 13:41