I treti me më shumë vota mes demokratëve, Agron Shehaj thyen pritshmëritë

Agron Shehaj është një sipërmarres i suksesshëm, por pak i njohur i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me fushatën e tij si kandidat i PD.

Agron Shehaj iu bashkua Partisë Demokratike 4 vite më parë për të kryesuar listën e qarkut Vlorë, por  në këto zgjedhje Shehaj u zhvendos në Tiranë, në Njësinë 5 dhe 7.

Ajo çfarë e veçoi Shehajn nga kandidatët tjerë në listë, si ato të PD dhe të kundërshtarëve politikë, ishte fushata e tij e cila u cilësua gjerësisht si më modestja dhe qytetarja.

Agron Shehaj zgjodhi të dalë fizikisht në zonat e Tiranës dhe të bëjë fushatë duke takuar përsonalisht qytetarët e madje duke shpërndarë fletushkat e partisë që përfaqësoi.

Kjo fushatë ndryshe e kandidatit është reflektuar edhe në votat e qytetarëve, ku në listat e PD është renditur i treti duke lënë pas emra me peshë të partisë, si Sali Berisha, Grida Duma, Salianji apo Flamur Noka.

Para Shehajt në listën e PD është kryetari i partisë, Lulzim Basha dhe Luçiano Boçi.

Shtuar 29.04.2021 13:40