Gafa e gazetares bën xhiron e rrjetit: William Shakespeare vdiq pasi bëri vaksinën (VIDOE)

Një televizion argjentinas ka habitur të gjithë shikuesit kur dha lajmin se dramaturgu i famshëm, William Shakespeare, ka ndërruar jetë pesë muaj pasi mori vaksinën anti-Covid.

Në fakt, prezantuesja televizive ngatërroi shkrimtarin e njohur me britanikun e parë që u vaksinua me Pfizer, rreth pesë muaj më parë. Tashmë video e saj është bërë shumë virale në rrjetet sociale.

Ai që realisht ka ndërruar jetë pasi u vaksinua është William Bill Shakespeare. Ky i fundit doli në titujt kryesorë të mediave të huaja në dhjetor të vitit 2020, kur ai u bë i pari që mori vaksinën Covid-19, menjëherë pas 91-vjeçares Margaret Keenan .

81-vjeçari mori vëmendje jo vetëm për shkak të vaksinimit, por edhe për emrin e tij. Madje edhe në momentin kur bëri vaksinën, i moshuari dukej mjaft i relaksuar dhe nuk ngurroi të bënte edhe shaka.

Ndërkohë lajmin e vdekjes së tij e kanë konfirmuar familjarët, të cilët shprehen se ai kishte humbur jetën në Spitalin Universitar, Coventry, të njëjtin vend ku ishte vaksinuar. Thuhet se 81-vjeçari vdiq pasi pësoi një goditje në tru.

“Ne po shkojmë në lajme që na lënë të gjithë pa fjalë në madhësinë e këtij njeriu. Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij”, tha Novillo . “

Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze për mua. Ja ku është ai. Ai ishte njeriu i parë që mori vaksinën e koronavirusit . Ka vdekur në Angli në moshën 81 vjeç”, shtoi spikerja e lajmeve pa kuptuar gabimin e saj.


Shtuar 29.05.2021 14:17