Këngëtari i njohur Fero ishte i ftuari i radhës në emisionin “Live me Luizin”, të transmetuar këtë të premte.
Gjatë bisedës me Luiz Ejllin, ai foli për familjen, karrierën dhe jetën personale, por nuk mungoi as pyetja nëse do të pranonte të hynte në “Big Brother”.
Të lidhura
None found
Fero u shpreh se, në rast se do të merrte pjesë në reality show, synimi i tij do të ishte i qartë: fitorja.
“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother? Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj. Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, tha ai me humor, duke marrë duartrokitjet e publikut.








