UEFA Youth League ka publikuar në rrjetet sociale një video me disa nga aksionet më të spikatura të Alen Vukajt, i cili po shkëlqen me ekipet e moshave të Interit në Champions League për të rinj gjatë këtij sezoni.
Paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime të shumta nga mediat italiane, që e shohin 18-vjeçarin si një prej talenteve më premtues. Vukaj është aktualisht pjesë e Shqipërisë U19.
Të lidhura
None found
Edhe pse roli i tij natyral është ai i sulmuesit të majtë, shqiptari mund të aktivizohet pa vështirësi edhe në krahun e djathtë apo në qendër të repartit ofensiv, duke lëvizur si një “elektron i lirë”.





