Kandidat për stolin e Realit, Joachim Low zbulon të ardhmen e tij pas EURO 2020

Trajneri gjerman, Joachim Low ka zbuluar të ardhmen e tij përmes një interviste të shkurtër me gazetarin Christian Falk.

Low i cili do ta udhëheq Kombëtaren e Gjermanisë në EURO20 – do të jetë aventura e tij e fundit në ‘Die Mannschaft’.

U spekulua se Low mund të ulet në stolin e Real Madridit, por ai ka refuzuar këto thashetheme.

“Jo, unë s’do të jem menaxher i asnjë klubi gjatë kësaj vere”, ka thënë Low.

Low ishte një nga kandidatët potencial për ta zënë vendin e të larguarit, Zinedine Zidane.


Shtuar 29.05.2021 14:08