Erërat e forta godasin Mbretërinë e Bashkuar

Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat.

Sipas parashikimit të Met Office, fundjava në Mbretërinë e Bashkuar pritet të jetë “e paqëndrueshme dhe e freskët”.

Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat.

Sipas parashikimit të Met Office, fundjava në Mbretërinë e Bashkuar pritet të jetë “e paqëndrueshme dhe e freskët”. Përveç motit, qytetarët janë paralajmëruar edhe për vonesa të gjata në trafik shkaku që pritet të realizohen më shumë se 14 milionë udhëtime për Pashkë, shkruan skynews.

Madje, tre aeroportet e mëdha të vendit kanë njoftuar se kjo fundjavë do të jetë më e ngarkuara ndonjëherë.

Ndryshe, paralajmërimet për mot me shi dhe erëra të forta prekin edhe një pjesë të jugut të Anglisë dhe Irlandën Veriore.

Edhe pse në Londër dhe Manchester temperaturat do të rriten deri në 15 gradë Celsius, stacionet meteorologjike të vendit raportojnë se shiu do të kthehet përsëri të hënën e Pashkëve.


Shtuar 29.03.2024 13:27