Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë hequr të gjtha masat paraprake, në trafikun ajror gjatë sulmeve iraniane ndaj vendit, sipas një deklarate të bërë nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil.
Autoriteti njoftoi rifillimin e plotë të operacioneve të navigimit ajror në të gjithë hapësirën ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe “pas një vlerësimi gjithëpërfshirës të kushteve operacionale dhe të sigurisë”, raporton CNN.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe, kishin vendosur kufizime të udhëtimit ajror pasi Irani sulmoi vendin duke përdorur qindra raketa dhe dronë në hakmarrje për sulmet amerikane dhe izraelite ndaj objektivave iraniane në fund të muajit shkurt.
