E trishtë/ U rrëmbye nga Hamasi më 7 tetor, pengu i vogël “feston” 1-vjetorin, nuk dihet asgjë për fatin e vogëlushit

Në Tel Aviv u shënua ditëlindja e parë e pengut më të vogël izraelit që u rrëmbye me forcë nga terroristët e Hamasit më 7 tetor të vitit që lamë pas.

Fytyra e vogëlushit Kfir Bibas është bërë e njohur në mbarë botën: Një djalë me flokë të kuqe që mban në dorë një elefant lodër ngjyrë rozë, duke parë drejt kameras ishte tete muajsh kur u mor peng nga Hamasi dhe ai tashmë mbushi një vjeç.

Të afërmit e tij mbajtën në Tel Aviv atë që e quajtën “ditëlindjen më të trishtuar në botë”. Djali i vogël u rrëmbye nga Kibbutz Nir Oz në Izraelin jugor së bashku me prindërit e tij Yarden dhe Shiri, dhe vëllain e tij katërvjeçar Ariel.