Banesa e një muzikanti të ri në Petralonë të Greqisë ka rënë pre e vjedhjes. Por duket se këtë herë, hajdutët nuk kanë dashur të marrin vetëm sende me vlerë, por edhe të bëjnë një dush dhe të qethen.
I riu është shokuar kur ka parë shtëpinë e tij të kthyer përmbysë, ndërsa kur shkoi në tualet, kuptoi gjithçka; hajdutët kishin përfituar të bënin dhe një dush.
Të lidhura
None found
“A lahen dhe rruhen hajdutët në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok. Ai tha ndër të tjera se hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro.
