Rikthehen “zjarret e ferrit” në Greqi? Ekspertët të shqetësuar

Akoma nuk janë larguar nga vëmendja zjarret masive që përfshinë Greqinë verën e kaluar, duke marrë jetë dhe duke shkrumbuar kilometra të tërë toke.

Por tashmë jemi në fund të majit dhe ka nisur sërish frika për zjarre të reja.

Një postim që ka bërë në rrjetin social Facebook meteorologu Sakis Arnaoutoglou, ka ngritur alarmin për zjarret  e shkaktuara nga thatësira.

Deri tani mësohet se një zjarr i madh ka nisur në Korinth, ndërsa banorët e vendbanimit Aigirouses – Dourako janë larguar nga zona për shkak të frikës. /albeu.com/


Shtuar 20.05.2021 15:24

Tags: ,