18 viktima dhe mbi 400 raste të reja me koronavirus në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj, Greqi 18 persona kanë humbur jetën nga COVID-19. Autoritet shëndetësore bëjnë me dije se janë shënuar dhe 472 raste të reja me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 415 401 persona, teksa 12 443 qytetarë kanë humbur jetën.

Referuar autoriteteve helene, 353 qytetarë janë aktualisht në intubim. Ndërkohë Greqia po vijon me ritme të shpejta të vaksinimin e popullsisë, ndërsa sot ka marrë vendimin që të pezullojë bërjen e vaksinës AstraZeneca për personat që janë mbi moshën 60-vjeç.

Shtuar 14.06.2021 19:38