Kërcënimet për bomba ndaj dy avionëve të pasagjerëve të premten sollën ndërhyrjen e autoriteteve dhe ndryshime në itineraret e fluturimeve në Portugali dhe Itali. Të dy alarmet rezultuan të rreme dhe avionët u ulën të sigurt.
Alarmi i parë u dha në Lisbonë për një avion që do të nisej drejt Romës. Policia portugeze konfirmoi se kërcënimi nuk ishte i vërtetë.
Të lidhura
None found
Një avion tjetër, i nisur nga Praga për në Romë, u devijua drejt Venecias pas një kërcënimi të ngjashëm. Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se ai ndryshoi kurs pranë Ferrarës dhe u ul pa probleme në aeroportin e Venecias.
Gjatë kësaj jave, dhjetëra fluturime komerciale në Europë janë përballur me alarme të rreme për bomba. Për disa avionë është ndryshuar itinerari, ndërsa të tjerë janë shoqëruar nga avionë luftarakë.








