“Duket si reper i viteve ’90”, fotoja e Papa Franceskut që po çmend rrjetin

Një foto e veçantë e Papa Françeskut që është krijuar nga një aplikacion i inteligjencës artificiale po bën xhiron e rrjetit. Në të, ai shihet i veshur me një xhaketë të bardhë, të gjatë dhe të fryrë mbi veshjen tradicionale të papës, me zinxhirin e tij të kryqëzuar të varur në gjoks.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale u hutuan nga fotoja, mes tyre modelja Chrissy Teigen.

“Mendova se xhaketa e papës ishte e vërtetë dhe nuk e mendova dy herë. Nuk ka asnjë mënyrë që mund të përballoj të ardhmen e teknologjisë”, ka shkruar ajo në një postim.

Disa komentuan xhaketën e Papa Françeskut, sikur fotoja të ishte e vërtetë. Ai duket sikur po bën videoklipe apo një reper i viteve 90-të, ishin disa nga komentet.

Një tjetër përdorues i rrjeteve sociale shkroi se Papa dukej si pastori i kishës ku Justin Bieber do të merrte pjesë.

Të tjerë shprehën shqetësimin se sa realiste duket fotografia e Papa Françeskut dhe se si inteligjenca artificiale mund të ndikojë në perceptimin e njerëzve. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë foto të gjalla që janë rezultat i inteligjencës artificiale po vërshojnë internetin. /albeu.com


Shtuar 27.03.2023 07:41