Detaji shokues! Pse Georgina ishte e dënuar të vdiste

Zbulohen të tjera detaje tronditëse nga rasti i Roula Pispirigou, nënës që dyshohet se vrau mizorisht tre vajzat e saj.

Gazetari grek, George Anastasopoulos, ka folur ditën e sotme në një emision mëngjesi mbi detaje të reja të vrasjes makabër të tre vajzave të mitura nga e ëma.

Sipas mediave greke, ai ka thënë se vajza e madhe e Roula Pispirigou Georgina, u mbajt larg të atit, pasi ajo nuk donte që vajza t’i tregonte babait të saj se çfarë kishte parë atë mëngjes të tmerrshëm që Irisi ndërroi jetë.

Gazetari ka thënë se Manos donte që t’a merrte fëmijën, por Roula u përpoq në mënyra të ndryshme ta mbante larg tij.

Megjithatë Roula nuk mundi ta pengonte përgjithmonë Georginën pasi Mano planifikoi një takim në spital me vajzën. Gruaja e lejoi pasi mendote se e bija nuk do të tregonte, por në fakt ajo i rrëfeu gjithçka të atit.

“Sigurisht që e dinin që Georgina e dinte. Georgina ishte e dënuar të vdiste. Metoda e Roulës ishte e koordinuar në mënyrë perfekte, ajo kishte bërë planin e saj dhe e kishte zbatuar atë”-tha Anastasopoulos.

Kjo ngjarje, për nga natyra e saj, ka tronditur opinionin grek, dhe jo vetëm.

Shtuar 9.05.2022 15:32