Deputeti meksikan Zeniazen Escobar gjendet i pajetë në makinën e tij

Zeniazen Escobar, anëtar 42-vjeçar i Kongresit federal të Meksikës, është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij në shtetin e Veracruz. Autoritetet lokale bëjnë me dije se në trupin e tij ishte konstatuar një plagë nga arma e zjarrit.

Të lidhura

None found

Deputeti ndodhej në sediljen e shoferit, ndërsa makina ishte parkuar në anë të rrugës. Pranë trupit u gjet edhe një armë zjarri.

Ministri i Brendshëm i Veracruz, Ricardo Auet, konfirmoi se shkak i vdekjes ishte një e shtënë me armë zjarri. Megjithatë, ai sqaroi se në këtë fazë nuk mund të jepeshin të dhëna të tjera.

“Vdekja erdhi për shkak të një të shtëne me armë zjarri, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë fazë”, deklaroi Auet, pa bërë të ditur nëse rasti po hetohej si vrasje apo vetëvrasje.

Escobar kishte përvojë të gjatë në administratën publike. Përpara angazhimit politik, ai kishte punuar si mësues, kishte drejtuar një sindikatë dhe kishte mbajtur postin e ministrit të Arsimit në Veracruz nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Në shtator të vitit 2024, ai u zgjodh deputet në Kongresin federal të Meksikës.

Veracruz konsiderohet një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës. Prej vitesh, aktiviteti i organizatave kriminale të lidhura me trafikun e drogës ka sjellë një numër të lartë ngjarjesh të dhunshme në këtë zonë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes së ligjvënësit.


Shtuar 5.09.2026 07:19

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis