Cristina Parodi zbulon bukuritë e Shqipërisë: Blen çantë unike nga Tirana

Cristina Parodi, gazetarja e famshme italiane dhe me një përvojë të gjatë mediatike, ka ndarë me ndjekësit e saj se është shumë e dhënë pas udhëtimeve dhe zbulimit të vendeve të reja.

Themeluesja e programit të njohur “Verissimo”, i cili ka mirëpritur edhe disa personazhe të famshëm shqiptar, që kanë bërë bujë me sukseset e tyre nëpër botë, ka ndarë një postim në Instagram. Mes një kolazhi fotosh, ajo që vihet re është një çantë që gazetarja e ka blerë në Shqipëri, teksa ka vizituar Tiranën dhe qytetin historik të Beratit. Çantë, që siç duket tashmë e ka bërë pjesë të përditshmërisë së saj.

” Isha në Cagliari gjatë fundjavës dhe zbulova një qytet magjik, si të gjitha vendet që kanë pamje nga deti. Kam ecur me kilometra në rrugica të ngushta të ngjashme me ato të Xhenovas dhe në rrugët e përpjetë që të çojnë në qytetin e sipërm, si në Bergamo. Por ngjyrat, tymi, bimët e shumta që zbukurojnë rrugët janë të veçanta dhe tashmë ajri mbante erë pranvere.

Pa përmendur bukurinë e plazheve, ende të egra në këtë stinë, shkëmbinjtë e skalitur buzë detit dhe lulet e bukura të kopshtit botanik që vajza ime më bëri të zbuloja. Nuk pushoj kurrë së mrekulluari nga bukuria e Italisë sonë”, ka shkruar Cristina në Instagram.