COVID-19 në Greqi, 50 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Situata e COVID-19 në Greqi, vijon ende të jetë e rënduar.

Mediat greke shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.262 raste të reja, ndërsa nga krahu tjetër, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 50 qytetarë.

Shqetësuese është dhe numri i personave të intubuar në spitalet e Greqisë.

Sipas raportimeve, deri më tani, në të gjitha spitalet e vendit ndodhen të shtruar në intubim 656 qytetarë.

Shtuar 16.05.2021 17:43