Dy punonjës policie në Angli janë vënë nën hetim për shkelje të mundshme të rënda disiplinore pas ngjarjes që përfshin Henry Nowak, 18-vjeçarin i cili u prangos dhe u arrestua në momentet kur po luftonte për jetën pasi ishte goditur me thikë në rrugët e Southampton, në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Zyrës së Pavarur për Mbikëqyrjen e Policisë (IOPC), gjetjet paraprake tregojnë se dy oficerët e parë që mbërritën në vendin e ngjarjes mund të kenë shkelur standardet profesionale sa i përket përmbushjes së detyrës, përdorimit të forcës dhe sjelljes që dëmton reputacionin e policisë.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, pasi Henry Nowak u vu në pranga dhe u arrestua teksa ndodhej në gjendje kritike, pak para se të humbte jetën. Ai ishte goditur me thikë nga Vickrum Digwa në dhjetor të vitit 2025.
Hetimet ndaj dy efektivëve po vazhdojnë dhe pritet të sqarojnë nëse veprimet e tyre përbëjnë shkelje të rënda të rregullave profesionale.
Natën e 3 dhjetorit 2025, Nowak po kthehej i vetëm në banesë pas një mbrëmjeje me miqtë. Gjatë rrugës ai u përball me Vickrum Digëa, i cili e goditi për vdekje me një thikë të madhe. Në gjykatë, Digëa pretendoi se Nowak e kishte abuzuar në mënyrë raciste, por gjykatësi i rrëzoi prerazi këto pretendime, si edhe argumentin për vetëmbrojtje.
