Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur 30 ditë paraburgim për Bernard C., dhe Ganfranc V., të dyshuar për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes, racore dhe fetare sipas ligjeve të Serbisë.
Paraburgimi i tyre është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes, tha për Tanjug zëdhënësja e gjykatës, Milica Veliçkoviq.
Sipas kallëzimit penal, Bernard C. ka fotografuar Gianfranco V., me celularin e tij teksa me duar tregonte shqiponjën dykrenare, veprim i cilësuar si simbol i “Shqipërisë së madhe”.
“Pasi panë policët, Gianfranco u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua në qendër të Beogradit në mbrëmje”, thuhet në njoftim.
Më tej raportohet se Bernard C, i cili ka nënshtetësi të Zvicrës dhe Kroacisë, pjesërisht i ka pranuar pretendimet e kallëzimit penal gjatë seancës, ndërsa i dyshuari Gianfranco V, shtetas i Zvicrës, është mbrojtur duke heshtur.