Akuza për përdhunim dhe keqtrajtim të dënuarve, arrestohen 13 policë burgu në Itali

13 policë janë arrestuar në Itali me urdhër të Prokurorisë së Milanos, ndërsa tetë oficerë të tjerë janë shkarkuar nga detyra.

Të arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria në kryeqytetin italian dhe akuzohen për shpërdorim detyre, keqtrajtim të të burgosurve, torturë, lëndim trupor dhe tentativë përdhunimi të një të mituri.

Veprat penale janë kryer që në fillim të vitit 2022, shkruajnë mediat në Itali.

Rëndësi kyçe për të gjithë zhvillimin e hetimeve, të cilat janë në vazhdim, kanë qenë pamjet që grupi hetues ka parë falë kamerave të sigurisë së burgut.


Shtuar 22.04.2024 13:15