Aksident i rëndë në Rusi/ Treni i pasagjerëve përplaset me një autobus, mbi 8 viktima

Një tren pasagjerësh u përplas me një autobus në një vendkalim hekurudhor pranë komunitetit Beredievo të rajonit Yaroslavl të Rusisë duke lënë të vdekur të paktën tetë persona.

Mediat ruse kanë raportuar se autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor.

Edhe pse shoferi ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen, një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi distanca ka qenë e shkurtër, theksohet në raport.

Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat në bordin e autobusit nuk mbijetoi.

Nuk u raportua për të lënduar në mesin e rreth 340 pasagjerëve në tren.


Shtuar 1.04.2024 21:20

Tags: