Aksident i rëndë në Londër, humbin jetë tre persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Londrën Veriore, në parkun Staples Corner ku si pasojë kan humbur jetën tre të rinj dhe një ka mbetur i plagosur.

Në makinë ndodheshin pesë pasagjerë dhe dy janë në spital. Policia u lajmërua në orën 23:26 për një incident në trafikun rrugor.

Tre viktimat ishin rreth të 20-ave.

Dy persona të tjerë janë dërguar në spital, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.


Shtuar 15.04.2024 20:42