22 viktima dhe mbi 800 raste të reja me koronavirus në Greqi

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 835 raste të reja me COVID, prej të cilëve 397 në Atikë, 112 në Athinë dhe 68 në Selanik.

Gjithashtu 22 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shtetin fqinj në 12 465 në total.

Ndërkohë numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 343.

Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. Në 24 orët e fundit në spitale janë shtruar 98 pacientë të rinj, të infektuar me COVID.

Shtuar 15.06.2021 19:40