Bllokojnë e marrin peng makina me para, Artan Hoxha zbërthen SMV: U paguan 1500 euro!

Ditën e sotme gazetari Artan Hoxha ka bërë publike pamje nga furgonat e SMV (struktura e mbrojtjes së votës) të krijuara nga Partia Demokratike.

Hoxha ka ndarë pamje nga furgonat teksa patrullonin në rrugët e Elbasanit gjatë ditës së mërkurë, kur edhe ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit.

Sipas gazetarit këta furgona janë marrë me qira ditën e martë me 20 prill 2021, në një kompani në Tiranë për vetëm 5 ditë duke dhënë edhe çmimin. Sipas tij, të gjithë mjetet do të ktheheshin tek pronari më datë 26 në mëngjes.

“Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane.

Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon.

Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim. Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se.

Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit,”-shkruan ndër të tjera gazetari.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Prezantimi i pare në publik i SMV(Struktura per Mbrojtjen e Votes), nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar ata, qe e ideuan dhe e krijuan.

Të merkurën në mbremje, 10 pjestaret e SMV-se, ish-pjestare policie dhe te forcave speciale, perfunduan te arrestuar, ndersa tre furgonat fringo të rinj, u sekuestruan nga policia…

Me poshte, në foto dhe video jane 3 furgonat e bardhe të SMV-se, duke patrulluar në rruget e Elbasanit gjate dites se merkurë 21 prill 2021, perpara se të ndodhte vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjere…

Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane.

Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon.

Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim.

Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se.

Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit.

Mesa duket, shfaqja e pare ne terren e “grupit të gatshem” të SMV-se, ka qene pikerisht me 21 prill 2021… /albeu.com/

 


Shtuar 23.04.2021 10:39