Rama: Nis vaksinimi i punonjësve në fabrika

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave ndaj koronvirusit.

Teksa ka vizituar nga afër ambjentet e një fabrike i shoqëruar edhe nga ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën me dije se deri tani në vendin tonë janë kryer më shumë se 380 mijë vaksinime në të gjithë vendin.

Postimi i Ramës në Facebook

Nis vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me material porositësi, teksa janë kryer më shumë se 380 mijë vaksinime në të gjithë vendin?

? Nis vaksinimi i 60 mijë punonjësve të fabrikave me material porositësi, teksa janë kryer më shumë se 380 mijë vaksinime në të gjithë vendin?
Do të vijojmë pa u ndalur derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar, në mbrojtje të jetës dhe për t’i dhënë vrull ekonomisë e turizmit??


Shtuar 23.04.2021 10:47