Blinken falenderon Ramën për pritjen e afganëve në Shqipëri

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, përmes një mesazhi ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për pritjen e afganëve në Shqipëri.

Ka qenë ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ajo që ka publikuar mesazhin, ku thuhet:

“Faleminderit Edi Ramës për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Aleatit tonë të NATO-s.”./albeu.com


Shtuar 20.08.2021 08:49