Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1.405 teste të kryera janë regjistruar 303 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1169 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 41 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 127.240 raste, prej të cilëve 105.524 janë shëruar, kurse 3.716 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 18.000.


Shtuar 29.03.2021 18:55