Balla reagon keq nga kritikat në vendlindjen e tij: Hiqja tani mikrofonin! (VIDEO)

Socialisti Taulant Balla ka shpërthyer ndaj kritikave që i janë bërë nga banorët në Librazhd Katund.

Deputeti i zonës , Balla, ka debatuar me banorët sa i përket premtimeve të mbajtura në këto 8 vite.

Kundërshtimi i banorëve duket se nuk i ka pëlqyer Taulant Ballës, i cili ka replikuar me banorët madje duke i kërkuar që ti hiqet edhe e drejta e fjalës forcërisht.

 

Pjesë nga debati:

Banori: Shiko se ka që në 2013 që është…

Balla: Dëgjo këto teatrot kështu, që do i postoni nuk i kam qef

Banori Tjetër: O zotëri do e dëgjosh se jemi katunarë

Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…

Banori: 12…

Balla: Merrja çik mikrofonin atij, merrja mikrofonin….leri mos na bëj skena këtu tani…hajde /albeu.com

 


Shtuar 29.03.2021 18:48