Bilance lufte! Masakrat që kanë tronditur Shqipërinë pas viteve ’90 (FOTO LAJM)

Ndërkohë që shqiptarët gëzuan për lirimin e masave anti covid dhe nisjen e sezonit turistik, një tragjedi me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur ndodhur në plazhin e Velipojës, tronditi vendin.

Ky krim mes dy familjesh, të cilat kishin hotele përkatëse rreth 50 metra larg njëri tjetrit, ndodhi për shkak të disa shezlongave dhe një hapësirë plazhi. Në këtë përplasje e cila u nis fillimisht për sqarim, ndërruan jetë 4 përsona u plagosën rëndë dy të tjerë. Ky krim, i pasuar nga disa të tjerë dhe aksidenti të frikshme ku janë shuar familje, ka ngritur në këmbë shtetit dhe pritet që të merren vendimi të ashpra në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Ky krim i ndodhur dje në Velipojë, nuk është I vetmi I ndodhur në Shqipëri me mbi 4 viktima. Dhe pse një popull I vogël, masakrat nuk janë më një çudi për shqiptarët.

Po cilat janë disa nga krimet me mbi 4 viktima?

 Masakra e 2 prillit 1991 në Shkodër

 Gjatë Demonstratës Antikomuniste të 2 prillit të vitit 1991 u vranë katër të rinj shkodranë, dhe shumë të tjerë u plagosën. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Masakra e Libofshës, maj 1992 në Fier

 Masakra e Libofshës ndodhi në fshatin Libofshë, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, ndërsa drejtësia shpalli  fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko. Vëllezërit Çuko kanë hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen, por zgjimi i foshnjës 8-muajshe të shtëpisë Magdalena Zykaj i prishi atyre planet duke i masakruar të gjithë anëtarët me leva.

 Rebelimi i marsit të 1997

Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale, Anarkia në Shqipëri, Lufta Civile ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora. Muaji mars rezultoi më i përgjakshmi, ku hapja e depove u pasua me qindra të vrarë.

Ne maj 1997, Cerrik (gardiste e police);

Masakra e Cërrikut të vitit 1997 është një prej ngjarjeve më të tmerrshme në vend. Teksa shteti kishte dalë jashtë lojë, kontrollin e kishin marrë bandat. Ishte 23 maj 1997, kur Garda e Republikës shkoi  për të vendosur rendin ngaqë banda e Cerrikut kishte ngritur postoblloqe dhe gra shtatzana kishin lindur në postobllok. Garda sulmohet me antitank. Nga sulmi u vranë 6 gardistë dhe u plagosen 16 të tjerë. Ish-gardisti Luan Prenga në dëshminë e dhënë në qershor të 2010, ka akuzuar Met Bozin, si një nga organizatorët e Masakrës “Unë nuk do ta harroj kurrë dhe s’do t’ua fal kurrë torturat çnjerëzore që na u bënë atë ditë mua dhe kolegëve të mi të vrarë”, deklaronte ai. Sipas tij, Bozi kishte dhënë urdhër që viktimat të digjeshin.

 Masakra e Urës Vajgurore, vriten 5 policë 

Masakra e Urës Vajgurore ndodhi më 17 qershor 1997. Nga kjo ngjarje mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

 Dhjetor 1997 , masakra e Mallakastrës

Në 18 Dhjetor të vitit 1997, në Mallakastër mbahet mend një prej masakrave më të rënda ndaj policisë. 3 efektivë do të vriteshin dhe 1 tjetër do të plagosej rëndë. Sot, kjo mbahet mend si Masakra e Visokës

 Masakra e Beratit 1998, si u qëlluan 198 plumba mbi 4 viktimat

Për qytetin e Baratit, ajo çfarë ndodhi më 25 shkurt 1998 njihet si masakra e këtij qyteti. Breshëritë e tre kallashnikovëve janë qëlluar në drejtim të një lokali pranë stadiumit të futbollit të këtij qyteti duke shkaktuar vdekjen e Burhan e Abdurrahman Tomorri, Behar Eskiu e Kastriot Bejko, si dhe plagosjen e Ramadan Eskiu e Vlash Shkurti.

Grupi hetimor arriti të sekuestrojë në vendngjarje plot 198 copë gëzhoja tre pjesë shiriti mitralozi të lehtë, një karrikator automatiku bosh. Plagët e viktimave janë të shumta dhe janë shkaktuar në kokë e në trup. Organizatori i saj ishte i tmerrshmi Altin Dardha.

 Masakra e Kozarës- 9 shkurt 2006

 Më 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë, në afërsi të Kuçovës, u vranë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Mara, 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Mara shtatzënë dhe fëmija 2-vjeçar, Artiol Mara. Autori ishte vëllai i Shpëtimit, Luan Mara.

Gusht 2009, vrasja e 4 policëve në Durrës

Gushti i vitit 2009 shënoi një prej ngjarjeve më tragjikë në Shqipëri. Goditjen më të rëndë që pas restaurimit të demokracisë pas ngjarjeve të 1997, policia e mori në 7 gusht 2009.  Katër efektivë të Forcave Operacionale, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani, u qëlluan për vdekje nga Dritan Dajti, gjatë aksionit policor për arrestimit e këtij të fundit.

4 nëntor 2014, vrasja e katërfishtë e Kostandin Xhuvanit

 Një masakër e vërtetë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 4 korrikut në një lokal nate i ndodhur në zonën më të populluar dhe më me siguri pranë Ambasadës Amerikane, Fakultetit Filologjik dhe Gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Nga kjo masakër mbetën të vrarë 4 persona, ndërsa autori kryesor i dyshuar është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar për vdekje në drejtim të shtetasve Edison Jaho dhe Enea Xhaj. Po ashtu, nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, nga plumbat e qitur prej armës së përdorur nga i dyshuari Xhuvani, kanë mbetur të vdekur edhe shtetasit Arbër Demiraj dhe Gianpaolo Azzola.

Korrik 2018, masakra me 8 të vrarë e Selenicës

Krimi më tronditës brenda në familje u regjistrua në Selenicë, në korrik 2018 ku Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.

Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave, shkruan Shqip.

Disa ngjarje të tjera të rënda me 4 ose më shumë të vrarë janë edhe ngjarja e tetorit 1990 në Durrës ku u vranë policë dhe ushtarë; ngjarja në gusht të 1993 në Mushan të Shkodrës apo ngjarja e vitit 1997 në Zejmen të Lezhës.


Shtuar 28.06.2021 11:06