Bie numri i rasteve të reja me Covid-19, ulet edhe numri i viktimave

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 10 deri më 16 maj të vitit 2021, gjithsej 16.773 materiale janë testuar në laboratorë ku testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS -CoV-2, më shumë se 6,3 për qind nga java e kaluar. Janë regjistruar 674 raste të reja pozitive nga 31 qytete të vendit me rënie prej 48,3 për qind krahasuar me javën e kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 280; 41,5 për qind), me incidencë javore – 45,3/100.000. Incidenca më e lartë javore prej 94,1/100.000 u regjistrua në Kratovë.

Përqindja e pozitivitetit në periudhën e përmendur varion nga 1,8 për qind deri në 7,2 për qind, mesatarisht 4,0 për qind.

Janë rregjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 240, 35,6 për qind). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 50-59 (n = 114; 16,9 për qind), 30-39 (n = 114; 16,9 për qind) 40-49 (n = 111; 16,5 për qind) dhe 20-29 (n = 56; 8,3 për qind). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 6; 0,9 për qind) dhe 10-19 vjeç (n = 33; 4,9 për qind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 2.646 persona të cilët u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi fituan statusitn e të “shëruarit”, rënie prej 36,0 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Ndërkaq, 65 vdekje u lajmëruarn nga 15 qytete, 38,1 për qind më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 56 persona ishin mbi 60 vjeç, shtatë persona të moshës 50-59 vjeç, një person i moshës 40-49 vjeç dhe një person i moshës 30-39 vjeç.

Vaksinimi kundër Kovid-19 filloi më 17 shkurt të vitit 2021 në vend. Që nga 16 maj I vitit 2021, u distribuan 28.594 doza të Fajzer/BioNTeh (19.691 me dozën e parë dhe 8.903 me dozën e dytë), 44.890 doza të Sputnik V (22.871 me dozën e parë dhe 22.019 me dozën e dytë), 24.995 doza të AstraZeneka dhe 108.740 doza Sinofarm.

Që nga 16 maj i vitit 2021, gjithsej prej 207.219 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19. Gjithsej 31.599 persona janë vaksinuar plotësisht.


Shtuar 19.05.2021 12:46