Biden urdhër CIA-s: Keni afat 90 ditë të gjeni origjinën e koronavirusit

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar Shërbimin Inteligjent që brenda 90 ditësh të raportojë mbi origjinën e koronavirusit.

Biden bëri thirrje agjencive të “dyfishojnë përpjekjet e tyre” për të arritur një shpjegim për origjinën e SARS-cov-2, informon albeu.com.

Megjithëse shumë ekspertë hodhën poshtë teoritë e gjata se koronavirusi kishte origjinën nga një laborator në Ëuhan të Kinës, çështja u kthye sërish në vëmendje kohët e fundit.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e saj në mbarë botën për të marrë pjesë në një hetim të plotë, transparent, dhe të bazuara në dëshmi ndërkombëtare”, tha Biden, në deklaratën e tij, duke shprehur edhe pakënaqësinë e tij me qëndrimin e Pekinit, informon albeu.com.

Presidenti amerikan pranoi që shërbimet e inteligjencës janë të ndara për origjinën e koronavirusit të ri, dmth nëse vinte nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar ose nga një laborator.

“Unë i kërkova Komunitetit të Shërbimeve të Informacionit të dyfishojë përpjekjet e tij për të mbledhur dhe analizuar informacion që mund të na sjellë më pranë një rezultati përfundimtar dhe të raportojë tek unë brenda 90 ditësh, ” tha ai në deklaratë./albeu.com


Shtuar 26.05.2021 22:31