Biden takon nesër Erdoganin, zyrtari amerikan: Presidenti i SHBA do “i tërheqë veshin”

Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të takojë nesër presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Një zyrtar amerikan u shpreh se Biden pritet ta “qortojë” presidentin turk dhe pritet t’i japë atij këshilla mbi ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas këtij burimi, Biden, i cili ndodhet në Romë për samitin e G20, do të diskutojë edhe kërkesën e Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë F-16 si dhe marrëdhëniet e saj mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij muaji, Erdogan bëri thirrje se 10 ambasadorë të huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të shpallen  non grada, sepse ata kërkuan lirimin e filantropistit Osman Kavala. Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi kërcënimin.

Presidenti turk gjatë takimit të sotëm të G-20 në Romë ka tentuar të thyejë akullin me amerikanët dhe të ketë një bisedë të parë private me presidentin amerikan./albeu.com/


Shtuar 30.10.2021 21:07