Ish-kryeministri Sali Berisha ndërsa ka prezantuar kandidatin për Bahskinë e Cerrikut, Servet Duzhën, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të votojnë ndryshimin në 14 maj.
Berisha theksoi se ndryshimi në 14 maj ëhstë shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, njëlloj siç është ajri për zogjtë.
Të lidhura
None found
“Më 14 maj jeni të ftuar të votoni Servet Duzhën, të votoni ndryshimin në mënyrë që të gjithë potencialet e kësaj bashkie, të gjitha të ardhurat, resurset, mundësitë, të ju rikthehen ju në shërbime, të rikthehen në punësim, mbështetje, zhvillim.
Pra, ky ndryshim është një ndryshim shumë i madh, krahasuar me qeverisjen aktuale, e cila është një klonim, një klonim i qeverisjes qendrore, një qeverisje pa transparencë, qeverisje në të cilën taksat tuaja, paratë tuaja, shpërdorohen nga një grup i ngushtë familjarësh, të afërmish të qeveritarëve vendorë, njëlloj siç shpërdorohen në Tiranë nga një grup i ngushtë i klientelës dhe të afërmve të Edi Ramës.
Ju dëgjoni se kreu aktual i bashkisë shpërndan tendera për familjarët e tij. Ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i Edi Ramës ka fituar qindra tendera, në një kohë kur ligji e përjashton atë nga tenderat.
Familjarët e kryeministrit nuk mund të marrin pjesë në tendera. Në asnjë tender publik nuk mund të marrë pjesë një familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik, sepse ai përdor influencën e njeriut të tij kryeministër për të fituar me të padrejtë, ndaj dhe ligji i përjashton ata. Ligji quhet ‘ligji i konfliktit të interesit’. Ky ligj nuk ekziston për Edi Ramën. Fangu i tij, që quhet baxhanaku, fiton direkt me dhjetëra e dhjetëra tendera. Thjeshtra e tij, dhe unë e di që e ëma revoltohet me mua kur ja përmend, dhe unë nuk dua të ja përmend, se nuk dua të përmend një vajzë, por i them zonjës, hiqe të mos marrë pjesë në tendera.
Nuk i takon thjeshtrës së kryeministrit të fitojë shumicën e tenderave për projektimet. Por këta nuk kanë kod, nuk ndjekin asnjë kod, asnjë ligj dhe në këtë mënyrë, ka një vjedhje e shpërdorim të papërmbajtur të fondeve publike. Ndaj dhe ky ndryshim me 14 maj, është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, për Cërrikun, siç është ajri për zogjtë.
Ne po zhytemi çdo ditë e më shumë në skamje, varfëri dhe unë deklaroj këtu, çdo qytetar i Cërrikut, çdo qytetar shqiptar që ndjehet më mirë se 8 vite më parë të mos votojë ndryshimin, të votojë për vazhdimësinë. Por u bëj thirrje shqiptarëve të cilët e ndjenjë veten se këto 8 vite, siguria e tyre nuk është kurrë ajo që ka qenë, mirëqënia e tyre ka ardhur në rënie. Me rrogat dhe pensionet e tyre, blejnë shumë më pak se 8 vite më parë, se biznesi i tyre është kufizuar, të votojnë ndryshimin.
Përndryshe, vitin tjetër dhe çdo vit ne do të shkojmë thellë e më thellë në dramën tonë”, tha Berisha.
/AlbEu.com/
