“Argati në detyrë. Millosheviçi i tha ne Hage se je i yni! Stanishiqi në Brazovicë e shpalli të vdekur sepse i duhej për operacionet post! Sb…”
Ish-kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur ditën e sotme analistit Baton Haxhiut, pasi ky i fundit e përmendi në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në “Opinion”.
Berisha ka nxjerrë një foto të gazetarit nga intervista e mbrëmshme, teksa shkruan mbi foto “Kurrë mos thuaj kurrë, ta kall frikën”, ndërsa krahas saj shkruan: “Argati në detyrë. Millosheviçi i tha ne Hage se je i yni! Stanishiqi në Brazovicë e shpalli të vdekur sepse i duhej për operacionet post! Sb”, duke iu referuar përplasjeve të herëpashershme mes tyre.
Mbrëmjen e kaluar, teksa ishte duke debatuar me Agron Shehajn, Haxhiu tha se ka konflikt verbal me Berishën, por pavarësisht kësaj gjëje, nuk ia mohon dot meritat historike që ka bërë për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike.
“Unë kam armiqësi verbale me Berishën. Kam konflikt verbal, por nuk ia mohoj dot meritat historike. Askush nuk ia nohon dot meritat historike, gjithccka që ka bërë për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike,”- tha Haxhiu.
Mesa duket, ish-kryeministrit nuk i ka pëlqyer as kjo deklaratë. /albeu.com/