Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, bëri të ditur se Qeveria ka miratuar vendimin që pronësia e tokës së Sheshit “Skënderbeu” t’i kalojë Komunës së Çairit, duke mbyllur kështu pengesën e fundit administrative për zbatimin e fazës së tretë të projektit.
Të lidhura
None found
Ai theksoi se ky vendim mundëson krijimin e të gjitha parakushteve për nisjen e procedurës së tenderimit, si edhe për fillimin e punimeve që do të çojnë në kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup.
“Me vendimin e Qeverisë hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit ‘Skënderbeu’. Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt të nisë tenderimi dhe punimet për kompletimin e këtij projekti të rëndësishëm,” deklaroi Mexhiti.

