Berisha “godet” ashpër Bashën: Je më keq se i biri i Enver Hoxhës, ku të çon mushka more zotëri (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga takimi që po zhvillon me qytetarët demokratë në Durrës ka sulmuar ashpër kreun e Partisë Demokratike.

Berisha thotë se Basha është marrë peng nga Rama dhe Soros, por sipas ish kryeministrit, Partia Demokratike nuk mund të merret peng.

Sipas Berishës, Basha është bërë më keq se i biri i Enver Hoxhës, pasi merr vendimet pa u konsultuar me askënd dhe pa mbledhur asnjë forum i PD-së.

“Nuk mund të them se ishte i biri i Enverit, se Enveri i bënte me nje prcedure, por si biri i Dimanit dhe i thotë shqiptarëve vendosa unë, pa pyetur grupin parlamentar, kryesinë, këshillin kombëtar. Dhe ju thotë jo jo nuk mund të mblidhni kuvendin. Ai është njeriu i shkolluar. E di që askush nuk mund të shkelmojë mbi ju. Por ai është peng dhe nuk është kurrë vetja e tij dhe ju thotë ju atë që i thonë padronët e tij. Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, me rekorde të zeza, i cili mori përsipër ti fusë thikën më të tmerrshem pluralizmit politik. Rregullat janë rregulla. Kapet peng një njëri dhe mendon se mund të shkelmosh 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje. Ku të çon mushka zotëri në këtë mënyrë. Në greminë po shkon. Perpara se të merremi me pengun, do të merremi dhe me padronin e pengut dhe e garantojmë se përgjegjësia do të jetë me e madhe se kushdo tjetër”, deklaroi Berisha./albeu.com