Berati çel sezonin turistik, Klosi: Këtë vit do të presim më shumë vizitorë se në 2020

Berati ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021. Në kuadër të këtij sezoni turistik është ngritur edhe Task-Forca e zhvillimit të turizmit, e përbërë nga të pesta bashkitë e qarkut Berat dhe institucioni i prefektit të qarkut.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka theksuar rëndësinë që ka ky sezon turistik,për mbarëvajtjen e të cilit duhet të sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme.

“Jemi në kuadër të organizimit të Task-Forcës së Turizmit në të gjithë vendin dhe padyshim Berati është një nga ato qarqe që ka nevojë për organizim të funksionimit të sistemit të turizmit dhe besoj se viti 2021 do të jetë me shifra shumë më të larta se viti 2020. Duhet ta pranojmë se viti 2020 pati një biznes turizmi në Shqipëri por qytetet e brendshme si: Berati, Gjirokastra,Shkodra,Lezha etj pësuan goditje.Në kuadër të përgatitjes së sezonit turistik duhet të fillojmë një aksion të mirëorganizuar,që do të shtrihet gjatë gjithë muajit Qershor për pastrimin e të gjitha akseve rrugore dhe vendeve turistike të vizitueshme nga turistët,për ti ofruar atyre një Berat të pastër siç edhe është tradita e këtij qyteti.Në kuadër të politikave të zhvillimit të turizmit ne nuk do të kemi si ofertë turstike të qarkut vetëm qendrat historike e muzeale siç janë: Kalaja,Mangalemi e Gorica por duhet të ofrojmë edhe destinacione të tjera turistike,që janë të shumta në të gjithë qarkun,duke filluar nga shtigjet,kishat shekullore,monumentet e kulturës,kanionet e kështu me radhë”, tha Klosi. /albeu.com


Shtuar 27.05.2021 18:27