“PS do ti shpërndante për fushatë”, dërgohet në prokurori furgoni më mallra (VIDEO)

Furgoni me ndihma që u bllokua sot në Berat nga përfaqësues të Partisë Demokratike, me pretendimin se ndihma ushqimore do të shpërndaheshin nga PS tek familjet, është dërguar në prokurori si provë materiale.

Mjetit teksa lëviz shoqërohet nga përkrahësit e Partisë Demokratike.

Ishte kandidati i PD-së për deputet, Tomor Alizoti ai që denoncoi rastin në fjalë, ndërsa mes përfaqësuesve të PD-së dhe personave që ishin në furgon pati edhe përplasje. Ndërkohë, Bashkia e Beratit mohoi akuzat e PD-së, ndërsa theksoi se ndihma ushqimore, ishin mbledhur më herët për familjet në nevojë gjatë pandemisë, ndërsa do të transferoheshin në ambiente të Drejtorisë Arsimore.


Shtuar 19.04.2021 23:27

Tags: , ,