Beogradi nuk gje qetësi, alarm për bombë në disa shkolla fillore

Disa shkolla fillore të Beogradit morën raporte për bomba të vendosura këtë mëngjes, raportojnë Danas dhe Euronews.

Alarmi për bombë ka mbërritur në shkollën fillore “Drinka Pavloviq”, ndërsa sipas informacioneve të Danasit, kërcënime kanë marrë edhe shkolla fillore “United Nations” si dhe shkolla fillore “Branko Ćopić” në Vidikovac.

Shkollat kanë lëshuar udhëzime për mësuesit që të informojnë prindërit që të mos i sjellin fëmijët sot.

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se policia është në terren dhe se është duke punuar në kontrollimin e të gjitha këtyre raporteve.

Shkollat e Beogradit kanë qenë disa herë objekt i kërcënimeve të rreme me bomba.


Shtuar 17.05.2023 09:19