VIDEO/ Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë, Deniz Undav vendos duelin dhe kreun e grupit e lë për ndeshjen e fundit

Gjermania mori një fitore të vuajtur 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në ndeshjen e dytë të Grupit E, të zhvilluar në stadiumin “BMO Field” në Toronto.

Skuadra afrikane kaloi e para në avantazh në minutën e 30-të, kur ish-mesfushori i Milanit, Franck Kessie, dërgoi topin në rrjetë pas një situate të rrëmujshme në zonën kundërshtare.

Të lidhura

None found

Edhe Gjermania krijoi mundësi me Aleksander Pavlovic dhe Kai Havertz, madje të dy arritën të shënonin, por golat e tyre nuk u quajtën.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, teksa të dyja ekipet kërkonin me ngulm golin. Reagimi i gjermanëve erdhi në minutën e 68-të, kur Deniz Undav barazoi shifrat.

“Pancerat” vazhduan të besonin deri në fund dhe në minutën e 94-të gjetën edhe golin e fitores, sërish me Deniz Undav.

Gjermanët e siguruan suksesin jo pa vështirësi përballë përfaqësueses afrikane, e cila tregoi potencial për vazhdimësinë në Kupën e Botës.

Goli i Franck Kessie (Gjermani 0-1 Bregu i Fildishtë)

Goli i Deniz Undav (Gjermani 1-1 Bregu i Fildishtë)

Goli i Deniz Undav (Gjermani 2-1 Bregu i Fildishtë)


Shtuar 21.06.2026 00:09

grandpashabetcasibommatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergalabetholiganbetholiganbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetPusulabetPusulabetMadridbetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabet