Gjykata në Spanjë çon për korrupsion bashkëshorten e Pedro Sánchez, i ndalon edhe daljen jashtë vendit

Një gjykatë spanjolle ka vendosur që Begoña Gómez, bashkëshortja e kryeministrit Pedro Sánchez, të dalë përpara drejtësisë për akuza korrupsioni, ndërsa ndaj saj është vendosur edhe masa që e ndalon të largohet nga vendi.

55-vjeçarja përballet me akuza për shpërdorim fondesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm, korrupsion në marrëdhënie biznesi dhe përvetësim të parave publike. Gómez i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur të gjitha pretendimet ndaj saj.

Të lidhura

None found

Procedimi nisi pas një padie të depozituar nga organizata “Manos Limpias” (Duar të Pastra), një grup që, sipas mediave në Spanjë, lidhet me qarqe të ekstremit të djathtë.

Me urdhër të gjyqtarit Juan Carlos Peinado, pasaporta e Gómez është sekuestruar, asaj i është ndaluar të dalë nga Spanja dhe i është caktuar detyrimi të paraqitet në gjykatë dy herë në muaj. Ende nuk është bërë e ditur data e procesit gjyqësor, ndërsa çështja do të shqyrtohet nga një juri.

Kryeministri Sánchez e ka përshkruar vazhdimisht çështjen ndaj bashkëshortes së tij si një sulm politik të pabazë dhe të motivuar. Ai ka drejtuar akuza ndaj kundërshtarëve politikë dhe një pjese të mediave për një fushatë kundër familjes së tij, duke ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi paanshmërinë e disa përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës reagoi edhe Partia Socialiste Spanjolle, e cila deklaroi se Begoña Gómez ka qenë prej dy vitesh objekt i “përndjekje politike dhe gjyqësore”, ndërsa vendimin e fundit e cilësoi si një tjetër etapë të këtij procesi.

Kjo çështje bën pjesë në një varg hetimesh për korrupsion që po shtojnë trysninë mbi qeverinë e Sánchez. Ndonëse vetë kryeministri nuk është nën hetim, ndaj vëllait të tij, David Sánchez, ka akuza për ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa ish-ministri i Transportit, José Luis Ábalos, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata publike. Të dy i kanë mohuar akuzat.

Në të njëjtën kohë, një tjetër hetim i ndjeshëm përfshin ish-kryeministrin José Luis Rodríguez Zapatero, i cili po hetohet për akuza të ngjashme që lidhen me ushtrimin e ndikimit. Zapatero ka këmbëngulur në pafajësinë e tij gjatë seancave të fundit gjyqësore.


Shtuar 20.06.2026 18:38

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet