Giorgia Meloni ka reaguar me tone të forta ndaj komenteve të Donald Trump, të cilat i përshkroi si sulme të përsëritura, të pashkaktuara dhe pa asnjë kuptim.
Kryeministrja italiane kundërshtoi idenë se mbështetja e saj politike lidhet me raportin me ish-presidentin amerikan, duke theksuar se vlerësimi që ka në Itali buron nga mënyra se si mbron interesin kombëtar të vendit.
Të lidhura
None found
“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë”, u shpreh ajo.
Meloni foli edhe për temën e përdorimit të bazave ushtarake amerikane në territorin italian, duke nënvizuar se ato operojnë në bazë të marrëveshjeve që respektohen nga të dyja palët dhe që nuk mund të shkelen.
“Italia mbetet një shtet sovran”, theksoi kryeministrja italiane.
Në përmbyllje të reagimit të saj, ajo i dha Trumpit një mesazh të drejtpërdrejtë: “Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”.
Reagimi i fortë i Melonit erdhi pas deklaratës së Trump, ku ai tha: “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më kërkoi vazhdimisht një foto me mua gjatë samitit G7 në Francë. Ajo po ecën keq në Itali me nivelin e popullaritetit të saj, sepse i mohoi Shteteve të Bashkuara Amerikës një vendim që mbron dhe mbron Italinë.
Kur erdhi puna për të ndaluar Iranin të sigurojë ose zhvillojë armë bërthamore, ajo nuk na lejoi as të përdornim pistat dhe aeroportet italiane. Tani, pasi SHBA mposhti ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të bëhet sërish mike me mua për të rritur popullaritetin e saj. Jo, faleminderit!”
