Meloni i kundërvihet Trumpit: Akuzat ndaj meje janë të pakuptimta, popullariteti im nuk të takon ty

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të Donald Trump, të cilat i përshkroi si “sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara pa asnjë kuptim”.

Ajo kundërshtoi pretendimin se mbështetja që gëzon varet nga raporti i saj me ish-presidentin e SHBA-së, duke sqaruar se popullariteti i saj në Itali buron nga mënyra se si mbron interesat kombëtare të vendit.

Të lidhura

None found

“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë”, u shpreh Meloni.

Duke folur edhe për përdorimin e bazave ushtarake amerikane në territorin italian, ajo theksoi se gjithçka rregullohet nga marrëveshje që respektohen nga të dyja palët dhe që nuk mund të shkelen.

“Italia mbetet një shtet sovran”, nënvizoi kryeministrja italiane.

Në përmbyllje të reagimit të saj, Meloni i dha Trumpit një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”.

Shkak për këtë përplasje u bë deklarata e Trump, e cila provokoi reagimin e ashpër të Melonit: “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më kërkoi vazhdimisht një foto me mua gjatë samitit G7 në Francë. Ajo po ecën keq në Itali me nivelin e popullaritetit të saj, sepse i mohoi Shteteve të Bashkuara Amerikës një vendim që mbron dhe mbron Italinë.

Kur erdhi puna për të ndaluar Iranin të sigurojë ose zhvillojë armë bërthamore, ajo nuk na lejoi as të përdornim pistat dhe aeroportet italiane. Tani, pasi SHBA mposhti ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të bëhet sërish mike me mua për të rritur popullaritetin e saj. Jo, faleminderit!”


Shtuar 20.06.2026 17:26

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet