Prodhuesit do të detyrohen të krijojnë një zgjidhje universal të karikimit për telefonat dhe pajisjet e vogla elektronike, sipas një rregulli të ri të propozuat nga Komisioni Europian raporton albeu.com.
Qëllimi është të zvogëlojë mbeturinat duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re.
Të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë karikues USB-C, thuhet në propozim.
Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte inovacionin.
Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i telefonave inteligjentë duke përdorur një port karikimi të personalizuar, pasi seria e tij iPhone përdor një lidhje “Lightning” të prodhuar nga Apple.
“Ne mbetemi të shqetësuar se rregullorja e rreptë që urdhëron vetëm një lloj karikusi mbyt inovacionin në vend që ta inkurajojë atë, e cila nga ana tjetër do të dëmtojë konsumatorët në Europë dhe në mbarë botën”, tha firma për BBC.
Nga ana tjetër, shumica e telefonave Android vijnë me porte karikimi USB micro-B, ose tashmë janë zhvendosur në standardin më modern USB-C.
Rreth gjysma e karikuesve të shitur me celular në Bashkimin Europian në vitin 2018 kishin një lidhës USB micro-B, ndërsa 29% kishin një lidhës USB C dhe 21% një lidhës Lightning, zbuloi një studim i vlerësimit të ndikimit të Komisionit në vitin 2019.
Rregullat e propozuara do të zbatohen për:
-telefonat smart
-tabletat
-kamerat
-kufjet
-altoparlantë portativë
-tastiera për videolojëra me dorë
Produkte të tjera duke përfshirë kufjet, orët inteligjente dhe gjurmuesit e fitnesit nuk u morën parasysh për arsye teknike të lidhura me madhësinë dhe kushtet e përdorimit./albeu.com
Propozimi gjithashtu standardizon shpejtësinë e karikimit të shpejtë – do të thotë që pajisjet e afta për karikim të shpejtë do të ngarkohen me të njëjtat shpejtësi.