Bashkëpunimi PD-PL, Grida Duma: Vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare me në fokus rrëzimin e Ramës

Deputetja demokrate, Grida Duma, e ftuar në emisionin Fontline në News 24 ka folur për bashkëpunimin e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë. Duma tha se është një vlerë e shtuar që ka në fokus rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën.

Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por shoh një sezon të suksesshëm politik.

Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin. Çdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare mirëpret çdo individ që bën opozitë se sot ka vetëm një fokus, rënia e Edvin Ramës.”, ka deklaruar Duma.

Shtuar 20.09.2022 19:54