Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Prioritet, ka ndihmuar punën e SPAK, Çela: Po ndryshojmë strategjitë tona në luftën ndaj krimit

Këtë të hënë, gjatë Konferencës së ish-Studentëve Europianë të Akademisë së FBI-së, që u mbajt  në Tiranë, Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërkombëtar është një nga prioritetet e institucionit që drejton, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe eksperiencave në luftën kundër krimit të organizuar, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore të drejtësisë shqiptare.

Sipas tij, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka ndihmuar në goditjen e krimit të organizuar, ndërsa shkëmbimi i informacionit mund të ndihmojë autoritetet e të dyja palëve në hetime.

Të lidhura

None found

“Për SPAK, bashkëpunimi ndërkombëtar është çështje prioritare për ne. Është shumë e rëndësishme që të njohësh institucionin që drejton. Përvoja e përbashkët në Akademinë e FBI-së bën që të jemi më profesionalë në punën e përditshme. Bashkëpuni i ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjellta. Falënderoj partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin me SPAK”, tha Braho.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, tha se ndryshimi i natyrës së krimit kërkon përshtatjen e strategjive të autoriteteve shqiptare, veçanërisht përballë krimit të organizuar dhe atij transnacional.

Ai u ndal te mënyrat gjithnjë e më të sofistikuara të pastrimit të parave, përfshirë përdorimin e kriptomonedhave, duke theksuar nevojën për më shumë bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash mes institucioneve të vendeve të ndryshme.

“Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Bota po ndryshon shpejt dhe kështu edhe krimi. Duhet të ndryshojmë strategjitë tona në luftën kundër krimit. Jetojmë në një botë, ku tashmë pastrimi i parave bëhet me mënyra më të sofistikuara, tanimë kemi edhe kriptomonedha. Duhet të jemi më afër me njëri-tjetrin që të shkëmbejmë eksperienca. Kërkohet një strategji e qartë, që të luftojmë krimin transnacional, me strategji që përfshin kapacitete teknologjike dhe njerëzore. Duhet të krijojmë ekipe të përbashkëta hetimi. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet për Shqipërinë. Letër-porositë që ne bëjmë janë dy herë më të larta se ata që na bëjnë partnerët tanë. Ne kemi mundësi për të rritur kapacitetin tonë dhe kjo do e bëjë më të lehtë për të kaluar vështirësitë. Duhet të bashkëpunojmë për të luftuar krimin e organizuar”, u shpreh Çela.

Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, vlerësoi se krimi i organizuar po përshtatet vazhdimisht dhe po përdor metoda gjithnjë e më të zhvilluara për lëvizjen e parave jashtë vendit.

Ai theksoi se autoritetet shqiptare po vijojnë përpjekjet për të luftuar krimin transnacional, duke e konsideruar bashkëpunimin ndërkombëtar një element të rëndësishëm në përballjen me format e reja të kriminalitetit.

“Krimi i organizuar po ndryshon vazhdimisht, teksa po përdor forma të zhvilluara të lëvizjes së parasë jashtë vendit. Akademia Kombëtare e FBI-së ka kontribuar shumë tek Policia dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Ne po zhvillojmë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar krimin trans-nacional”, u shpreh Keta.


Shtuar 21.09.2026 11:18

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet