Basha uron Fitër Bajramin: Agjërim dhe lutje të pranuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vizitës në KMSH ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Basha uroi besimtarëve myslimanë, agjërim dhe lutje të pranuara.

“Gëzuar Fitër Bajramin. Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të ripërtëritur. Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha në mesazh./albeu.com


Shtuar 13.05.2021 10:01