Ambasada Amerikane në Kosovë uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi, Ambasada ka uruar besimtarët në katër gjuhë.

“Për të gjithë që festojnë Bajramin në Kosovë dhe nëpër botë: Me fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, thuhet në postim.


Shtuar 13.05.2021 10:00